Flash News

Ditari i Opozitës

"Habilajt ikën jashtë ", Berisha: Në operacionin me 22 mandate të Altin Zamanit, asnjë nuk u arrestua

 "Habilajt ikën jashtë ", Berisha: Në operacionin me 22

Berisha: Ftoj shqiptarët të rikujtojnë pak vetëm dy operacionet e fundit. Metamorfozën 3, në të cilën Altin Dumani, në fakt njeri i pabesë dhe ndaj kushëririt të tij, që i shet dosjen, mbasi pendohet, me të madhe trumbetoi se lëshoi 51 mandate. Dhe pasi ishin njoftuar një e nga një me radhë, u arrestuan 4 apo 5 njerëz, të cilët së shpejti do të dalin se nuk kanë lidhje për çfarë janë arrestuar.

Asnjë nga bosët e 7 familjeve mafioze të njohura në Shqipëri dhe Europë nuk u arrestua. Asnjë nga zyrtarët e Metamorfozës nuk u arrestua.
Por për ti dalë fytyra e vërtetë, skrapit të partisë, si një organ i turpshëm i komitetit të PS-së, mendoj se operacioni i fundit me 20 mandate arresti tregoi shumë qartë se, ai që përpiqet të ua shesë ju, si drejtësia e re, nuk është gjë tjetër veç se një seksion i PS-së, mandatet e të cilës firmosen sipas urdhrave të kësaj partie.
Dekonspirohen sipas urdhrave të kësaj partie.
Ja miqtë e mi, u bë një javë, kush është arrestuar nga 22 mandatet e Altin Zamanit, Altin zagarit e këtij tregtari të pafytyrë të ligjit dhe të drejtës.
Me thoni mua. Cili u arrestua?
Ua them unë.
Eva Blush ja mbathi jashtë shtetit.
Habilajt me mace e mi, kanë ikur jashtë shtetit, sepse e drejtonin dhe Vox-in e partisë ata. E kishin portalin që e përdornin ditë e natë, në mbrojtje të Edi Ramës.
Ikën të gjithë me radhë, me radhë.
Kurse krimineli në krye të skapit Altin Zamani i mashtron shqiptarët, jo jo thotë, është operacion në vazhdim.

Të fundit