Flash News

Ditari i Opozitës

Hajdari: Grupi i Bashës me përçarjen që i bëri opozitës, favorizoi Ramën

Hajdari: Grupi i Bashës me përçarjen që i bëri

Rudina Hajdari u shpreh se deputetët pro Basha me përçarjen që krijuan në opozitë, po e kalojnë situatën në favor të Edi Ramës.

E ftuar në ‘D-Night’ në RTV Ora, Hajdari tha se disa prej tyre e bëjnë për shkak se janë të blerë, disa me dashje apo disa padashje.

“Fatkeqësisht, ekziston edhe një opozitë e vogël e tavolinës në Parlament. Me përçarjen që i kanë shkaktuar opozitës, kjo do të jetë në disfavorin e tyre. Edhe ata po bëjnë një mision apo kanë marrë përsipër një karrierë dhe më vjen keq që tani nuk e kuptojnë. Ndoshta disa e bëjnë me dashje disa e bëjnë padashje, disa janë të blerë. Kur e shikon nga jashtë përçarja dhe deputetët që quhen grupimi Basha, nëse ata luftojnë për të marrë një pullë apo flamur, dhe pa mbështetjen e anëtarëve demokratë që i kanë votuar, ata po thyejnë rregulla që i shërbejnë Ramës”, tha Hajdari.

Të fundit