Flash News

Ditari i Opozitës

Hajdari: Mazhoranca me standard të dyfishtë, hiqini mandatin Xhaçkës!

Hajdari: Mazhoranca me standard të dyfishtë, hiqini mandatin

Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari akuzon mazhoranca se po vepron me standard të dyfishtë lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.

Ajo tha në Euronews Albania se socialistet duhert të jenë të parë që respektojnë në mënyrë absolute vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e s’ka përse të marrë mendim nga Komisioni i Venencias për këtë çështje.

“Duket sikur është një standard i dyfishtë nga mazhoranca e cila në momentin që trumbeton drejtësinë e re dhe flet për drejtësinë e re, për të respektuar organet e drejtësisë, në të njëjtën kohë është duke e cënuar drejtësinë duke mos e respektuar gjykatën kushtetuese në këtë rast.

Ky standard i dyfishtë është problematik sepse tregon se nuk janë serioz me organet e drejtësisë në momentin që atyre nuk i konvenion një gjë e tillë. Pikërisht kjo na shqetëson dhe nëse ne do kemi një shtet normal dhe një drejtësi e re e një shtet që pretendon të futet në BE, të gjitha këto tregojnë se ne duhet të jemi drejt një rrugë ku më së paku mazhoranca duhet të respektojë në mënyrë absolute Gjykatën Kushtetuese”,-tha Rudina Hajdari.

Të fundit