Flash News

Ditari i Opozitës

Hajdari një ditë pas protestës: Berisha super energjik, socialistët e admirojnë këtë fakt

Hajdari një ditë pas protestës: Berisha super energjik,

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ish-deputetja, Rudina Hajdari ka komentuar protestën e opozitës që u mbajt një ditë më parë kundër qeverisë Rama.  

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hajdari u shpreh se kryedemokrati Sali Berisha është super energjik dhe këtë e tregoi dje në protestë.

Ajo shtoi se edhe vetë socialistët e admirojnë për këtë fakt.

“Çështja është ku do jetë kryetari i partisë nesër, do flejë gjumë apo do rikthehet prapë në selinë e Partisë Demokratike dhe do vazhdojë me aktivitetet e tij. Unë mendoj që kemi parë një kryetar partie që është super energjik.

Edhe Partia Socialiste apo kushdo socialist që e ka urren zotin Berisha, e ka admiruar këtë fakt të tij që është në gjendje të ringrejë Partinë Demokratike dhe tashmë ai këtë e ka faktuar”, theksoi ajo.

Sipas Hajdarit, nëse ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha do kishte sot logon e partisë dhe do të organizonte një protestë, nuk do ishte në gjendje të mblidhje aq shumë njerëz sa ishin dje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.  

 

Të fundit