Flash News

Ditari i Opozitës

Hajdari: Primaret janë shpëtimi i PD, fuqizojnë anëtarin dhe simpatizantët. Basha la një traumë

Hajdari: Primaret janë shpëtimi i PD, fuqizojnë anëtarin dhe

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, i konsideron primaret si shpëtimin e PD-së dhe diferencën që bën nga partia e Edi Ramës.

Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, Hajdari tha se primaret janë një proces demokratik që i japin më shumë fuqizim jo vetëm anëtarëve të partisë, por edhe qytetarëve simpatizantë të cilët duan të jenë kandidat të PD-së në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Mendoj që primaret në parim janë shpëtimi i Partisë Demokratike në mënyrën se si bën kontrastin me PS. PS nuk ka bërë absolutisht asnjë lloj zgjedhje brenda saj. Pra, është një parti që kryesohet nga një kryetar partie dhe merr çdo lloj vendimi nga Edi Rama dhe asnjë tjetër nuk ka zë brenda asaj partie. Dhe nuk ka zgjedhje brenda asaj partie, anëtarët e saj nuk janë të dobishëm apo të fuqizuar. PD për herë të parë po paraqet primaret. Primaret janë thellësisht shumë demokratike dhe një nga arsyet pse qëndrova në Parlament dhe u mundova të ndryshoj sistemin, ishte për të fuqizuar qytetarët shqiptarë përballë një sistemi me lista të mbyllura që zgjidhet nga kryetari i partisë. Primaret fuqizojnë anëtarin e Partisë Demokratike. Primaret janë një risi për PD që fuqizojnë jo vetëm anëtarin, por edhe qytetarët simpatizantë. Kushdo që do të bëhet kandidat në zgjedhjet lokale ka mundësinë të futet në PD, dhe të bëhet kandidat nëse ai përzgjidhet nga ai proces”, tha Hajdari. 

E pyetur se pse PD nuk ka ende emra të rinj për anëtarë, Hajdari tha se është ende herët pasi partisë do t’i duhet kohë të marrë veten nga trauma që shkaktoi Basha.

“Mendoj që është ende herët. E para mendoj që ne hoqëm një lidership që pati pasoja shumë të rënda në PD. Zoti Basha dogji mandatet, bojkotoi zgjedhjet lokale, e nxori PD-në komplet nga sistemi. Ajo lloj traume do të dojë kohë të rikuperohet”, u shpreh Hajdari.  

Të fundit