Flash News

Ditari i Opozitës

Hajdari: Protesta e sotme, një grusht për pushtetin, PD nis një kapitull tjetër

Hajdari: Protesta e sotme, një grusht për pushtetin, PD nis një

Rudina Hajdari do të jetë pjesë e protestës së thirrur sot nga Partia Demokratike dhe Shoqëria Civile në mbështetje të kauzave që shqetësojnë qytetarët.

Në një intervistë të shkrutër për A2 CNN, Hajdari u shpreh se protesta e sotme do të jetë një grusht i madh ndaj pushtetit. Ndër të tjera, Hajdari shtoi se sot për PD-në nis një kapitull i ri.

“Unë vetë nuk kam fjalim dhe nuk e kam kërkuar një gjë të tillë. E shikoj se është protestë e rëndësishme, pasi do të jetë një grusht i madh ndaj pushtetit. Deri tani strukturat kanë qenë duke fjetur gjumë, por tanimë kemi kaluar përtej kësaj.

Anëtarët duan të marrin pjesë në protestë dhe duan një plan konkret drejt të ardhmes, sepse kemi sfida të mëdha, si zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme. Nëse mbahet rezultati dhe mbajmë këtë ritëm, besoj se do të ketë një kapitull tjetër të Partisë Demokratike dhe opozitës”, tha Hajdari.

Të fundit