Flash News

Ditari i Opozitës

Hajdari: Rama ka zhdukur nocionin e demokracisë, sistemi i ngjan diktaturës

Hajdari: Rama ka zhdukur nocionin e demokracisë, sistemi i ngjan

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Rudina Hajdari, ka mbajtur fjalën e saj në 32-vjetorin e themelimit të partisë.

Hajdari deklaroi se PD është partia e cila anëtarësoi Shqipërinë në NATO, liberalizoi vizat dhe kreu reformat më të rëndësishme për qytetarët.

“Partia Demokratike eshte pjese e rendesishme e historise se Shqiperise. Ajo  lindi nga levizja studentore e drejtuar nga Azem Hajdari, e qe solli demokracine ne nje vend qe njohu nje nga diktaturat me te egra te globit. Partia qe anetaresoi vendin ne Nato, liberalizoi vizat, kreu reforma te rendesishme regullatore te cilat I kane mbijetuar kohes, persosi shfrytezimin e rrjetit hidrik ne vend me synim eficencen e prodhimit te energjise , ndertoi rrjetin rrugor me te madh qe ka njohur ndonje qeverisje ne Shqiperi dhe permiresoi dukshem infrastrukturen e vendit, si mbas renies se rregjimit ashtu edhe pergjate tranzicionit”, tha Hajdari.

Në fjalën e sja, Hajdari u ndal edhe te qeveria teksa nënvizoi se partia e Ramës e ka kthyer vendin në qeverisjen e para viteve 90’ duke zhdukur totalisht nocionin e demokracisë. Hajdari tha se PD duhet të mobiliziohet për t’u bashkuar me qytetarët.

“Partia ne pushtet e ka zhdukur totalisht nocionin e demokracise dhe I eshte rikthyer metodave te para vitit 90 te qeverisjes, ku kulti I individit eshte ne thelb te gjithe qeverisjes. Sigurimi I shtetit eshte zevendesuar me sistemin e patronazhimit, internimi me ndeshkimet ekonomike duke pushuar nga puna apo gjobitur ata qe mendojne ndryshe dhe byroja politike eshte nje grup biznesmenesh dhe narkomanesh me ne krye Edi Ramen.

Sistemi politik shqiptar sot I perngjan diktatures, te gjitha pushtetet I kontrollon nje njeri ashtu sic nje njeri edhe kontrollon orientimin ekonomik te vendit, duke degraduar nga nje vend me potencial te madh turistik, agrar, burimesh natyrore, hidrik e industrial ne nje vend ku sot bisnesi kryesor eshte trafiku I droges.

Ndaj sot ne vitin 2022, misioni I PD eshte po aq I rendesishem sa ishte ne vitin 1990. PD duhet te angazhohet, mobilizohet ne qender e ne cdo qelize te saj per te bindur cdo shqiptar se rruga e vetme per te shpetuar familjet shqiptare, te ardhmen e vendit eshte bashkimi me ne”, u shpreh Hajdari.

Të fundit