Flash News

Ditari i Opozitës

Hajdarmataj: Bashën e mbështesin 95% e atyre që hyjnë në seli, Berishën 95% e bazës së partisë

Hajdarmataj: Bashën e mbështesin 95% e atyre që hyjnë

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së Mimoza Hajdarmataj komentoi zhvillimet e fundit në selinë blu, duke u ndalur te 'beteja' mes Berishës dhe Bashës.

E ftuar në A2 CNN, Hajdarmataj u shpreh se Basha ka 95% të mbështetjes së të gjithë personave që futen në seli. Ndërsa Berisha sipas saj, ka 95% mbështetje të bazës së partisë. Për Hajdarmatajn, në këto kushte, thirrja e Kuvendit Kombëtar është e pashmangshme.

“Kemi një situatë jo fort të këndshme në PD, e cila ka ardhur si pasojë e një vendimi person të Lulzim Bashës për përjashtimin e liderit historik të PD nga grupi parlamentar. Ne ngelëm të befasuar, pasi retorika e kryetarit nuk kishte qenë asnjëherë e tillë. Mbi të gjitha, ishte një vendim i pa konsultuar në forumet e PD. Ne sapo dolëm nga një proces i nxituar rikonfirmimi i zotit Basha në krye të PD dhe ky vendim kaq i rëndësishëm ishte i patolerueshëm. Reagimi është i menjëhershëm. Unë jam rreshtuar krah Foltores. Unë nuk e shikoj si një proces që po ndodh mes ish-liderit dhe liderit të PD, por si një organizëm që deri diku duhet të ndalojë arbitraritetin e kujtdo, edhe të një kryetari me vulë apo jo. Mendoj se me aq sa ka ngelur selia e PD, bashkë me kryetarin dhe një pjesë të mbështetësve të tij nëse ata i quan 95%, aty ai ka të drejtë, pasi brenda selisë ata që hyjnë në ato zyra janë krah tij. Pjesa tjetër, 95% e të gjithë bazës së PD po mbështet “Foltoren” dhe të gjithë bashkë do të shkojmë në një mbledhje të Kuvendit Kombëtar. I gjendur në atë seli, me atë grup mbështetës, aksionet që dalin janë si sfumues i kësaj që po ndodh me “Foltoren””, u shpreh Mimoza Hajdarmataj.

 

Të fundit