Flash News

Ditari i Opozitës

Hajdarmataj nga tubimi në “Rrugën e Shpresës”: Kjo qeveri na e ka bërë borxh, ne jemi misionarë

Hajdarmataj nga tubimi në “Rrugën e Shpresës”: Kjo

Anëtarja e Kryesisë së PD, Mimoza Hajdarmataj, në ditën e 82 të tubimit në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha, tha se sa më shumë shtohen zullumet e kësaj qeverie, aq më shumë shtohen fjalët tona.

“Ne flasim për faturat e të gjithë qytetarëve, sa lekë harxhojnë qytetarët për bukën e gojës, sa paguajnë sot faturat e energjisë dhe ujit, që as nuk pihet, flasim për emigrantët dhe ata të rinj që kanë ikur dhe nuk e kthejnë kokën pas. Flasim shumë sepse kjo qeveri na e ka bërë borxh, sa herë flasin për balance, flasin se kush hyri në burg, sa lekë vjedhin. Ne jemi vërtet misionarë, ne e krahasojmë këtë që ndodh tani me atë që ndodhte në vitet 90”, tha Hajdarmataj.

Ajo shtoi se Berisha ka sot të njëjtën forcë si në vitin 1992.

“Ne me tolerancë menduam se demokracia kështu ndërtohet. Sali Berisha ka të njëjtën forcë si në 1992 për të na inspiruar, të njëjtin vitalitet”, shtoi Hajdarmataj.

Të fundit