Flash News

Ditari i Opozitës

"Hajdeni në protestë, mos pini kafe", Paloka: Rama nuk rrëzohet nesër

"Hajdeni në protestë, mos pini kafe", Paloka: Rama nuk

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen ditën e nesërme, 11 korrik, në protestën e opozitës.

Në Eronews Albania, ai tha se nuk ka dyshime që protesta do të jetë masive, pasi sipas tij shqiptarët po përballen çdo ditë me skandale të reja.

"Prania masive e qytetarëve që prej kohësh nuk pajtohen me të keqern, nuk pajtohen me këtë qeveri, nesër të mos rrinë në kafene. Mos të rrinë të shkruajnë në media sociale kundër qeverisë por të dalin nesër në rrugë.

Ne kemi bërë protesta masive edhe në raste kur kushtet kanë qenë shumë më të këqija, unë nuk dyshoj aspak se protesta nesër do jetë masive, për më tepër kur shqiptarët nga dita në ditë përballen me skandale të reja”,-tha Paloka.

Të fundit