Flash News

Ditari i Opozitës

“Hajdute e paskrupullt”, Berisha: Rama e Nikolla bllokojnë heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës

“Hajdute e paskrupullt”, Berisha: Rama e Nikolla bllokojnë

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla pengojnë heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës në kuvend.

Duke folur nga tubimi qytetar, Berisha tha se Rama mbron vjedhjen e deputetes dhe të shoqit, duke u thënë gazetarëve se nuk ka asnjë ankesë për pronat aty dhe se gjithçka është në përputhje me ligjin.

Berisha: Çdo ditë që kalon, kjo diktaturë e bazuar në aleancën me krimin, vjedhjen dhe drogën, bëhet edhe më e shëmtuar, edhe më e egër, edhe më e ligë.

Çdo shqiptar për interesin e tij më të mirë, për dinjitetin e tij, të shtrojë pyetjen për zhvillimet e fundit.

Si ka mundësi që ish-kryetari i bashkisë Goro burgoset për hotelin e Olta Xhaçkës? Arjan Gaçe Menaxhment Hotel vazhdon funksionon sikur të ishte me kredencialet më të larta.

Ndërsa Goro ndodhet në qeli pse firmosi falsifikimet e burrit strategjik të Olta Xhaçkës.

Olta, prej 10 muajsh, Edi Rama me Lindën e tij në parlament, bllokon heqjen e mandatit të kësaj hajduteje të paskrupullt, që e bëri burrin strategjik duke vjedhur pronat e qytetarëve të Himarës.

Por më falni, pse ndodh kjo?

Kjo ndodh sepse Edi Rama, kujtoni pak, kur njëlloj siç mbronte Beqën me gërshërët e thyera dhe pincat e thyera, mbronte vjedhjen e Oltës dhe të shoqit, duke u thënë gazetarëve se nuk ka asnjë ankesë për pronat aty, se gjithçka është në përputhje me ligjin.

Kjo se Edi Rama ishte aksioner i Oltës, i Artanit dhe i të gjithë hajdutëve të bregut.

A do pranojmë ne mashtrime të tilla?

A do pranojmë ne mbrojtjen që i bën Altin Dumani, ky faqezi që nuk ka nder as moral dhe as ligj, që arreston me urdhër dhe është bërë parzmore me grupin e tij kriminal, i krimeve monstruoze të qeverisë?

Të fundit