Flash News

Ditari i Opozitës

Hakerimi i INSTAT, thirrja e Sulës: Të ribëhet Censi i popullsisë, vjen era korrupsion

Hakerimi i INSTAT, thirrja e Sulës: Të ribëhet Censi i

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka bërë thirrje që Censi i popullsisë të përsëritet, pas hakërrimit të INSTAT nga hakerat.

Sula, në një postim në Facebook, shkruan se Censi nuk është më i besueshëm pasi INSTAT ka shkelur afatet e  publikimit të rezultateve dhe sepse hakerat kanë aksesuar çdo të dhënë nga INSTAT.

Sipas Sulës, këtu vjen “era korrupsion” dhe hedh dyshime se ndoshta hakerat iranianë po përdoren si mburojë politike.

Postimi:

Censusi nuk është më i besueshëm, të ribëhet!

INSTAT ka shkelur afatet e publikimit të rezultatit të Censusit. Ndërkohë tek sa të gjithë prisnim të shikonim se sa pak kemi mbetur në Shqipëri, tek sa të gjithë prisnim konfirmimin me shifra zyrtare se si është zbarazur Shqipëria, “Hackerat Iranianë” sulmojnë INSTAT dhe sipas asaj që ata thonë në kanalin e tyre në telegram, kanë aksesuar çdo të dhënë që ka INSTAT.

E para: pas kësaj, çdo rezultat që mund të dal më vonë nga INSTAT për censusin është i pabesueshëm. Ndaj procesi i mbledhjes së të dhënave duhet të përsëritet.

E dyta: Unë nuk jam specialist i teknologjisë, por nga veprimet duket sikur kjo historia e Hakerave Iranianë po mban erë. Si ka mundësi që sulmojnë hakerat në institucionet e caktuara kur janë në vështirësi apo pritet dicka e rëndësishme prej tyre. Mos janë të koordinuara këto sulmet për të zhdukur prova e fakte? Mos po përdoren “Hakerat Iranianë” për mburojë politike dhe juridike? E përsëris që nuk jam ekspert në këtë fushë, por ka vend për dyshime ndaj edhe SPAK duhet ta marrë seriozisht këtë.

Si ka mundësi kur shpenzohen miliona euro për sigurinë kibernetike, Shqipërisë nuk i ka mbetur institucion në këmbë pa u mposhtur nga “hakerat”?

Si ka mundësi që institucionet private kanë rezultuar më të përgatitura?

Kjo histori po mbanë erë korrupsioni!

Të fundit