Flash News

Ditari i Opozitës

Hakerimi i SPAK, Berisha: Arnold Rrokaj raportonte direkt te Rama, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit

Hakerimi i SPAK, Berisha: Arnold Rrokaj raportonte direkt te Rama, kërkoj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se faktet e reja të dala nga dosja e hakerimit të SPAK-ut provojnë pa asnjë dyshim se përfituesi kryesor i këtij akti kriminal ka qenë kryeministri Edi Rama.

Berisha theksoi se edhe më herët e ka denoncuar publikisht këtë aferë, duke deklaruar se pas hakerimit qëndronte Edi Rama, së bashku me persona të tjerë të lidhur me pushtetin, por tashmë ekzistojnë dokumente që e vërtetojnë këtë implikim.

“Sot del fakti se Arnold Rrokaj raportonte direkt te Edi Rama. Ai kishte numrin e kryeministrit dhe do t’i jepte atij sihariqin e parë për faqet e hakeruara dhe dokumentet e vjedhura”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, ky akt përbën një nga krimet më të rënda dhe më të shëmtuara ndaj shtetit ligjor dhe drejtësisë, pasi synimi ishte vjedhja e dokumenteve sekrete hetimore për të kontrolluar dhe manipuluar proceset penale sipas interesave të pushtetit.

“Kemi të bëjmë me një implikim madhor të Edi Ramës. Për këtë arsye, kërkoj dorëheqjen e tij urgjente dhe të menjëhershme nga detyra e kryeministrit”, deklaroi Berisha.

Ai dënoi me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal dhe i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të reagojnë për të mbrojtur ligjin dhe Kushtetutën, të cilat, sipas tij, po shkelmohen dhe përdoren për qëllime kriminale nga kreu i qeverisë.

Të fundit