Flash News

Ditari i Opozitës

Halit Valteri komenton sherrin me Gjiknurin: S'është hera e parë... Do i shkoj deri në fund, do dorëzoj në SPAK dosje për të

Halit Valteri komenton sherrin me Gjiknurin: S'është hera e

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri, ka komentuar sherrin midis tij dhe deputetit të mazhorancës, Damian Gjiknuri në oborrin e Kuvendit, gjatë diskutimeve për kalimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

I ftuar në “Kjo Javë”, Valteri u shpreh se do t’i drejtohet SPAK me një padi për Gjiknurin, pas abuzimeve të bëra nga ana e tij me tenderat.

Në një koment referuar pamjeve filmike të përplasjes me Gjiknurin, Valteri tha se nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

Valteri: Këto janë sekuenca jo të këndshme, nuk është hera e parë që ndodhin përplasje të tilla. Ne në 1 vit e gjysmë jemi përpjekur që t’ju japim shqiptarëve një sistem tjetër zgjedhor por PS me Gjiknurin kanë bërë marrëveshje me opozitën parlamentare. Akuzoja zotin Gjiknuri se bashkëpunonte me opozitën parlamentare dhe ndodhi një telefonatë pasi mbarova fjalën unë. ‘Nuk më njihni mua’, ‘po më nënvlerësoni’, ‘mos u merrni me mua personalisht’, këto më tha që dola jashtë”.

Ai e mohoi?

Valteri: Ai mund ta mohojë, por nuk kisha pse dilja, aty e kam pasur, s’kisha pse merresha me të.

Nëse nuk do ndërhynin kolegët çfarë mund të ndodhte?

Valteri: Jo, asgjë s’do ndodhte, do vetëpërmbahesha.

Pse nuk i faktoni në prokuoroi akuzat për të?

Valteri: Jemi duke u marrë me këtë proces, ne kemi çuar 4 dosje zyrtarësh në SPAK, po mbledhim informacione si deputetë të opozitës. Deri në dhjetor do finalizohen dhe 10 dosje të tjera të qeverisë Rama që mendojmë se kanë abuzuar me tendera, një nga ta është edhe zotëria në fjalë kur ishte ministër Energjetike.

Të fundit