Flash News

Ditari i Opozitës

"Hapat do ndiqen me imtësi"/ Përfaqësues të PD takohen reporteren Santos: Vetingu në politikë, akt jetik

"Hapat do ndiqen me imtësi"/ Përfaqësues të PD

Përfaqësues të Partisë Demokratike janë takuar me reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos. Ata e kanë njohur Santosin me problematikën e "mungesës së sundimit të ligjit të Shqipëri dhe aktet autoritariste të qeverisë”.

Ata kanë vënë thekin te paketa anti-shpifje, duke nënvizuar se, "është shpërfillja e rekomandimit të institucioneve të BE për ligjin për mediat online".

Nënkryetarët e PD, Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku njohën raporteren për Shqipërinë në PE me nismat reformuese të ndërmarra nga PD, si vetingu në politikanë, reforma zgjedhore dhe reforma territoriale.

“Të treja nismat janë në shërbim të qytetarëve për të arritur standardet europiane të zgjedhjeve të qeverisjes dhe të shërbimit ndaj qytetarëve”- u shprehën përfaqësuesit e PD.

Gjatë diskutimit, ata argumentuan se vetingu përbën një akt jetik për pastrimin e politikës nga pjesa e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar.

Sipas deklarates se PD, Santos u shpreh se procesi i integrimit për Ballkanin Perëndimor është në fokusin e Parlamentit Europian dhe se hapat e ndjekura nga vendet kandidate do të ndiqen me imtësi. Ajo shprehu kënaqësinë për këtë takim me opozitën dhe përgëzoi PD për nismat parlamentare të ndërmarra.

Të fundit