Flash News

Ditari i Opozitës

“Hape burgun”, tensione në Kuvend, deputetët nuk lejohet të hyjnë brenda

“Hape burgun”, tensione në Kuvend, deputetët nuk lejohet

Kreut të grupit të PD, Gazment Bardhit dhe deputetëve të tjerë të opozitës të cilët janë përjashtuar për shkak të trazirave të shkaktuara në Kuvend, u është ndaluar hyrja në godinën e Kryesisë së Kuvendit.

Mësohet se Garda deri më tani ka një urdhër që këta deputetë të mos i lejojë të futen në godinë.

 Dyert e Kuvendit janë mbyllur dhe kjo ka nxitur tensione tek porta e kryesisë.

Gjithashtu dera qëndron e mbyllur edhe për ligjvënësit demokratë që nuk janë përjashtuar.

“Hapni dyert për deputetët që nuk janë përjashtuar”, shprehen ata. “Hape burgun”, dëgjohen ligjvënësit duke bërtitur, teksa i bien portës.

Konkretisht janë përjashtuar me 10 ditë deputetët Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi. Ndërkohë me 3 ditë është përjashtuar Saimir Korreshi.

Të fundit