Flash News

Ditari i Opozitës

Hapet fushata për kryetar të grupimit “Dhjetor ‘90”, Bislim Ahmetaj: Unë kam vendosur të dorëhiqem

Hapet fushata për kryetar të grupimit “Dhjetor ‘90”,

Partia Demokratike ka hapur fushatën për kryetar të grupimit “Dhjetor ‘90”.  Nisjen e fushatës e njoftoi drejtuesi aktual i këtij grupimi, Bislim Ahmetaj. Ky i fundit bëri me dije se nuk do të kandidojë më për këtë post, për arsye personale.

Duke e kosideruar 2023-shin, një vit me ndryshime pozitive për PD-në, teksa shprehu bindjen për fitoren e zgjedhjeve lokale, Ahmetaj tha se zgjedhjet për drejtuesin e ri të grupimit “Dhjetor ‘90”, do të mbahen në datën 20 shkurt, ditë kur 32 vite shumica e anëtarëve të këtij grupimi kishin hyrë në

“Si organizatë partnere e Partisë Demokratike pranuar me këtë status në Kuvendin e 11 Dhjetorit të vitit 2021 kemi vendosur që të kalojmë në një proces zgjedhor të hapur dhe të ndershëm për të gjitha strukturat tona që nga kryetarët e qarqeve deri tek kryesia dhe Kryetari i Grupimit “Dhjetor ‘90” në përputhje me statutin dhe dokumentet që rregullojnë jetën organizative të Grupimit tonë.

Qëllimi i kësaj mbledhje kryesie në prani të mediave është pikërisht shpallja e fushatës zgjedhore në 12 qarqet e vendit për ta kurorëzuar këtë fushatë me 20 Shkurt 2023, ditë kur shumica jonë 32 vite më parë ishim të ngujuar në grevën e parë legale të urisë, me betimin sublim; Ta çlirojmë vendin nga mitet e diktaturës dhe bustet e diktatorit.

Për kujtesë të brezit të sotëm; edhe pse ishte pranuar dhe miratuar formalisht pluralizmi politik qysh me 12 Dhjetor 1990, akoma ideologjia marksisto-enveriste dhe simbolet e saj nxinin cdo shesh dhe zyrë të shtetit shqiptar.

Fatkeqësisht edhe sot po jetojmë në të njëjtat kushte, 90% të pushteteve janë moniste dhe kontrollohen rreptësisht nga Edi Rama, njëlloj siç i kontrollonte diktatori i fundit komunist në janar të vitit 1991.

Njëlloj si atëherë edhe tani ka shpresë, është rritur besimi tek opozita e vendit, tashmë ajo ekziston, është rikthyer më demokratike se asnjëherë tjetër, ka institucionalizuar voten e lirë brenda vetës së saj, si kusht dhe garanci për ta mbrojtur votën e popullit në zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme.

Unë kam vendosur të dorëhiqem dhe të mos kandidoj më për Kryetar të Grupimit “Dhjetor 90”. Këtë vendim nuk e kam marrë për asnjë arsye personale, pasi kjo përiudhë është një prej kohëve të mia që më bën krenar, që më jep dinjitet dhe forcë, është një kohë që më ka njohur me njerëz dhe veprimtarë të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Vendimi im është marrë që t’i hapë rrugën një gare dhe sfide të re.

Ndaj i ftoj të gjithë anëtarët e Grupimit Dhjetor 90 që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj  të përfshihen në zgjedhjet për kryetar nëpër qarqe, për në senat, kryesi dhe kreun e kësaj organizate dinjitare.  Jam besimplotë që do të kemi një garë të vërtetë dhe njerëzore”, deklaroi ndër të tjera Ahmetaj.

 

Të fundit