Flash News

Ditari i Opozitës

Hapet gara për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD, zbardhen emrat e grupit të punës

Hapet gara për rioganizimin dhe zgjedhjet në FRPD, zbardhen emrat e

Hapet gara për rioganizimin dhe zgjedhjet në të gjitha strukturat në Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Kryetari PD, Lulzim Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën. Kryetari i FRPD-së dhe i forumeve drejtuese kanë mandat 4 vjeçar, ndërsa anëtarët e FRPD-së mund të jenë pjesë e forumit deri në moshën 35 vjeç.
 
Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga:

* Oriela Nebiaj 
* Hergert Alimerko 
* Dario Sejdini  
* Enkelejda Rica  
* Juela Hamati 
* Anita Doçi 
 
Ky grup do të mbikqyrë mbarëvajtjen dhe organizimin e procesit të anëtarësimeve, rifreskimit të të dhënave dhe zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe strukturat e Forumit Rinor.
 
Menjëherë pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve dhe riorganizimit, do të vijohet me zgjedhjen me 1 anëtar, 1 votë të kryetarit dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të FRPD-së në nivel qendror dhe lokal.
 
Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kanë mbaruar në vitin 2019.

Të fundit