Flash News

Ditari i Opozitës

Hapet rruga Kardhiq-Delvinë, Shehu: Rama preu sot shirin e dështimit, duhet të jepte llogari

Hapet rruga Kardhiq-Delvinë, Shehu: Rama preu sot shirin e dështimit,

Sot u hap rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit nga Tirana drejt Sarandës me afro 45 minuta. Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas ceremonisë së inaugurimit, të cilën e ka quajtur ‘dështim’ për kryeministrin Rama.

Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se sot Rama preu shiritin e dështimit me 7 vite vonesë deri në përfundimin e aksit rrugor. Deputeti shton se Gjirokastra duhet të protestojë më 7 korrik për shpenzimet e projektit në fjalë të cilat përllogariten 3 herë më shumë nga sa ishin parashikuar.

Postimi i Shehut:

Rama sot preu shiritin e deshtimit te tij!

Qarku i Gjirokastres do te protestoje edhe per 7 vite vonese ne perfundimin e rruges Kardhiq- Delvine.

Edhe kunder shpenzime spekullative, afer 3 here me shume ndaj atyre te parashikuara per perfundimin tashme si “breshka” te pjeses se mbetur te saj qe nga viti 2013!.

Pikerisht per keta dhe te tjera elemente diskutuam sot me Kryesine e deges PD ne Memaliaj dhe me tej me grupin organizator te Qarkut per protesten e 7 Korrikut, te mbledhur ne Kelcyre.

Sepse ne fakt te gjitha keto kane renduar dhe rendojne mbi qytetaret, perfshi dhe banoret e ketij Qarku, thellojne varferine ekstreme te tyre, i “nxine” jeten deri ne tragjedi!

Ndersa cuditerisht po sot, Kryeministri duke prere shiritin e deshtimit te tij, “mburet” aty nen tingujt e nje muzike te denje vetem per rregjimet.

Kur se pari duhej te jepte llogari e te mbante pergjegjesi kokeulur jo vetem per vonesen disa vjecare te punimeve, por dhe per ato cmime punimesh, shume me te larta edhe ndaj standarteve europiane, te grabitura nga xhepat e shqiptareve.

Motive me shume keto per te protestuar se bashku me 7 Korrik.

Hapet rruga Kardhiq-Delvinë, Shehu: Rama preu sot shirin e dështimit,

Të fundit