Flash News

Ditari i Opozitës

Hapja e negociatave, Xhixho: Shkak gjeopolitika, jo permbushja e detyrimeve

Hapja e negociatave, Xhixho: Shkak gjeopolitika, jo permbushja e detyrimeve

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka komentuar nisjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në për grup-kapitujt e parë.

Duke folur në MCN ajo u shpreh se është e vonuar dhe kryeministri e pranoi hapur se gjeopolitika ishte faktori kryesor për këtë avancim.

Ajo tha se janë shumë kushte dhe detyrime që duhen plotësuar ku zgjedhjet e lira dhe të ndershme mbeten një problem kryesor, fakt për cilin ne insistojmë dhe në krijimin e një qeverie teknike në cdo palë zgjedhje. Sipas saj, do të kemi detyra konkrete për përmbushjen e detyrimeve.

"Së pari konferenca e dytë ndërqeveritare është goxha e vonuar, dmth 11 vite ke qenë në stalacion për shumë detyrime që ke pasur ndaj procesit, por padyshim që opozita ka qenë gjithmonë pro ecjes para të integrimit dhe kjo jo vetëm se i shërben Shqipërisë dhe qytetarëve, por dhe është në monitorim nga BE. Padyshim në situatën ku ndodhemi dhe në fakt u pranua hapur dhe nga kryeministri Rama që falenderoi Putin për avancimin e procesit të integrimit, pra u kuptua se gjeopolitika është faktori kryesor në avancimin para të këtij procesi.

Pastaj kur i kthehemi detyrimeve dhe fakteve sa i përket kushteve, krimit të organizuar, korrupsionit në çdo qelizë të qeverisë dhe jo vetëm, por ke dhe fondet e IPARD që të janë bllokuar nga vjedhja e kësaj qeverie dhe bujqit shqiptar nuk morën dot fondet, mos të flasim për zgjedhje të lira dhe të ndershme, një nga vlerat kryesore për demokracinë.

Gjithashtu je në një situatë kur ti avancon procesin e integrimit, kur ke hedhur poshtë vendimin e gjykatës kushtetuese, këto janë të panegopciueshme me BE. nga ana tjetër ke dënimin e deputetit Salianji pa ligj, vetëm për një kallëzim nga selia dhe sot është i dënuar politik pa ligj dhe në të gjithë këtë panoramë ku vetëm dje u publikua se 46% e shqiptarëve janë në prag të varfërisë. Të drejtat e njeriut dhe gjyqësori dhe gjithë atë reformë që u bë janë qindra dosje që janë stok dhe qytetarit i duhet të presë shumë vite për të marrë drejtësi", tha Xhixho.

 

 

Të fundit