Flash News

Ditari i Opozitës

Haradinaj: Nuk jam i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, do të vazhdojmë punën për një qeveri opozitare

Haradinaj: Nuk jam i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, do të

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur pakënaqësi me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se megjithatë do të vazhdojnë përpjekjet për formimin e një qeverie opozitare.

Në një konferencë pas zgjedhjeve, Haradinaj deklaroi se, edhe pse ka mbetur ende një pjesë e votave për t’u numëruar, si ato të diasporës dhe votat me kusht, ai nuk është i kënaqur me rezultatin preliminar. Ai theksoi se opozita ka fituar shumicën e votave krahasuar me partinë në pushtet, e cila, sipas tij, nuk arriti të mbajë mbështetjen e votuesve pas katër vitesh qeverisje.

Gjithashtu, Haradinaj e mohoi mundësinë për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (VV), duke e cilësuar atë një "qeveri mashtruese" dhe duke theksuar se është nder për të të udhëheqë një qeveri opozitare.

 

Të fundit