Flash News

Ditari i Opozitës

Harta e re gjyqësore, grupi i Alibeajt kërkon seancë dëgjimore

Harta e re gjyqësore, grupi i Alibeajt kërkon seancë

Grupi i Enkelejd Alibeajt bashkë me Fatmir Mediun kanë paraqitur një shkresë ku kërkojn një seancë dëgjimore për Hartën e re Gjyqësore, e cila u miratua tre ditë më parë.

Enkelejd Alibeaj, Dhurata Çupi, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Greta Bardeli dhe Fatmir Mediu kanë firmosur kërkesën për seancë dëgjimore. Deputetët kërkojnë praninë e Ministrit të Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij Gjyqësor, Dhomën Kombëtare të Avokatisë, Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe Avokatin e Popullit.

Në kërkesë, deputetët shprehen se kanë marrë mesazhe nga qindra qytetarë të cilët ngrejnë si problem kryesor distancën që do t’iu duhet të bëjnë për të shkuar në gjykatën kompetente për gjykimin e një çështje.

Deputetët sqarojnë se riorganizimi gjyqësor ka të bëjë me aksesin në sistemin gjyqësor e garantuar me Kushtetutë, ndaj është detyra dhe përgjegjësia e Kuvendit të analizojë dhe të shqyërtojë interesin e qytetarëve.

Harta e re gjyqësore, grupi i Alibeajt kërkon seancë Harta e re gjyqësore, grupi i Alibeajt kërkon seancë

Të fundit