Flash News

Ditari i Opozitës

Harxhi kërkesë Komisionit të Apelimit në PD: Rregullorja e brendshme miratohet nga KK, udhëzimi i pavlefshëm

Harxhi kërkesë Komisionit të Apelimit në PD: Rregullorja e

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin e Apelimit të PD-së lidhur me rregulloren e brendshme mbi modalitetet për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Sipas Harxhit, rregullorja e miratuar nga kryesia ditën kur u aprovuan dhe kandidatët për kryetar është e pavlefshme sepse ajo miratohet nga Këshilli Kombëtar.

"Gjykoj se, sa më sipër është në kundërshtim dhe shkelje të hapur të Statutit të PDSH, përsa kohë, pika 5 e nenit 50 të Statutit parashikon se është Këshilli Kombëtar, organi që, me propozim të kryesisë së PDSH-së ose Kryetarit të Partisë, miraton Rregulloren e Brendshme dhe aktet e tjera të nevojshme nënstatuore për zbatimin e Statutit apo mbarëvajtjen e punës në Parti.

Konstatimi i pavlefshmërisë së këtij Udhëzimi, hap rrugën për vendosjen e procesit zgjedhor në përputhje me Statutin, dhe njëkohësisht garantimin e kushteve të barabarta të garës për çdo kandidat." thuhet në kërkesën e Harxhit.

Në përgjigjen e tij Arben Ristani, i cili është drejtuesi i Komisionit të Apelimit në PD,  thotë se gjykata e partisë nuk është funksionale.

"Këshilli Kombëtar ka zgjedhur prej vitesh vetëm Kryetarin e Komisionit të Apelimit, por jo anëtarët e tjerë. Ky organ statutor nuk është konstituar me gjithë kërkesat e vazhdueshme të miat në cilësinë e Kryetarit të këtij Komisioni.

Mungesa e Komisionit të Apelimit ose siç njihet Gjykata e Partisë Demokratike, nuk mundëson të drejtën statutore të shqyrtimit të apelimit." thuhet në përgjigjen e Ristanit për Harxhin.

Harxhi kërkesë Komisionit të Apelimit në PD: Rregullorja eHarxhi kërkesë Komisionit të Apelimit në PD: Rregullorja e

Të fundit