Flash News

Ditari i Opozitës

Harxhi: Koha që Berisha të udhëheqë fizikisht edhe fushatën elektorale

Harxhi: Koha që Berisha të udhëheqë fizikisht edhe

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Edit'h Harxhi e ka cilësuar kthimin e liderit demokrat, Sali Berisha, si një moment të rëndësishëm dhe festë për demokratët.

Duke folur në Syri tv, Harxhi ka theksuar se arresti i tij shtëpiak ishte i padrejtë dhe i motivuar politikisht. 

Harxhi ka nënvizuar gjithashtu marrëdhëniet e mira që Partia Demokratike ka pasur me partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar rolin e saj në politikën europiane përmes lidhjeve me EPP.

'Dje ka qenë me të vërtetë një ditë feste në Partinë Demokratike, kthimi i liderit historik në parti.
Ishte shumë e rëndësishme, një ditë e mbushur me hare. Ky ishte një kthim i merituar pas një kohe të gjatë, 11-mujore, të padrejtë të qëndrimit të tij në arrest shtëpie, një arrest politik që ne e kemi denoncuar që në fillim. Shpresoj shumë që, nga këtej e tutje, zoti Berisha të jetë ai që do të vazhdojë të drejtojë Partinë Demokratike fizikisht brenda selisë dhe të udhëheqë aksionin opozitar, por edhe fushatën elektorale në të njëjtën kohë.
Fatkeqësia është që, me antireformën në drejtësi, drejtësia shqiptare ka arritur deri aty sa për një proces civil një individi i duhen 15 vite për të përfunduar një çështje nga fillimi në fund. Ndërkohë, kemi 140 mijë dosje që ende nuk janë gjykuar në gjykatat shqiptare.
Partia Demokratike ka pasur marrëdhënie shumë të mira edhe me ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri.
Edhe me ambasadorët e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar kemi pasur kontakte, edhe pse janë ndërprerë pas daljes dhe nxjerrjes së turpshme që i bënë ata designimit ‘Non Grata’ të zotit Berisha, pa asnjë dosje, pa asnjë fakt, me fakte të manipuluara, siç ishte rasti i Britanisë së Madhe.
Nga ana tjetër, marrëdhëniet tona nuk kanë reshtur asnjë moment. Ne kemi kryetaren e EPP Woman, lidhjes së grave në EPP, zonjën Albana Vokshi, e cila ka qenë gjithmonë e pranishme në çdo takim të EPP dhe EPP Woman, pavarësisht ngrirjes që ka pasur nga EPP.
Por tani kjo ka kaluar. Duke filluar nga shtatori, ne jemi pjesë e asamblesë politike të EPP, partisë më të madhe evropiane, grupimit më të madh evropian, nga i cili kanë dalë edhe institucionet e reja evropiane. Së fundi, kemi pasur edhe një rezolutë.'- u shpreh Harxhi.

Të fundit