Flash News

Ditari i Opozitës

Harxhi nga Korça: Në qendër nuk dëgjohet fjala e degëve; Nishani: Masakra zgjedhore, tezë manipulative për demokratët

Harxhi nga Korça: Në qendër nuk dëgjohet fjala e
Edith Harxhi, Bujar Nishani

Kandidatja për drejtimin e PD, Edith Harxhi ishte në Korçë, ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë. Ajo tha se 8 vjeçari i fundit i PD në opozitë ka qenë më i vështiri. Harxhi tha se strukturat e partisë duhen dëgjuar, ndërsa shtoi se qëndrimet e degëve të partisë nuk janë marrë parasysh.

“8 vjeçari më i vështirë i PD në opozitë, me qeverisjen mjaft të dobët të Ramës, ka bërë që kjo opozitë të jetë më pak e mundur për të bërë aq sa duhet, por angazhimi juaj me strukturat jo vetëm duhet të vlerësohen, por ne të gjithë hyjmë e dalim në seli, por harrojmë atë që bëjnë strukturat, prandaj unë ju falënderoj. Në qendër nuk dëgjohet fjala e degëve”, tha Harxhi.

Në krah të kësaj të fundit ishte kreu i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani. Ai e cilësoi situatën në PD kaotike dhe dëshpëruese, duke theksuar se ky moment mund të kapërcehet, pasi partia i ka mundësitë.

Nishani hoshi sërish akuza se gara për kreun e PD është e vështirë dhe  e pabarabartë. Ai e ka cilësuar manipulative pretendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për masakër zgjedhore, të cilën Nishani e cilësoi tezë.

“Sot PD është në një situatë kaotike, dëshpërimi, zemërthyerje, por a mund të mbetemi peng i këtij momenti? Unë mendoj që jo. PD ka resurse dhe forca të panumërta. Përtej zemërthyerjes dhe goditjes së fortë duhet të projektojmë PD-në e së nesërmes. Duke qenë se jemi në fushatën për zgjedhjen e kryetarit unë dua të përfitojë nga rasti, ka qenë një fushatë e pabarabartë, e vështirë, përballë një makinerie qeveritare që nuk njeh rregulla dhe as kode.

Jam i bindur që ky regjim, apo model qeverisjeje, nuk mund që ta ndryshojmë vetëm përmes kërkesave tona publike apo ekzistencës, por e rrëzojmë atë përmes aktivitetit dhe kontributeve dhe këtu duhet të fillojë analiza dhe reflektimi dhe projektimi i një të nesërme, nuk do kishte vlerë nëse do mbesnim peng të së drejtës. E padrejtë dhe spekulative tezën që fitoi Rama për masakër elektorale, kjo është manipulative për demokratët. Pyetja duhet të ishte a i fitoi apo i humbi PD zgjedhjet”, tha Nishani.

Të fundit