Flash News

Ditari i Opozitës

Harxhi ngre akuza: Më kanë bojkotuar takimet. Deputeti i Gjirokastrës i ka kërkuar kryesisë të votojnë Bashën

Harxhi ngre akuza: Më kanë bojkotuar takimet. Deputeti i
Edith Harxhi

Kandidatja për drejtimin e PD, Edith Harxhi ka ngritur akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, duke theksuar se gara për zgjedhjet në PD nuk është e lirë. Harxhi tha se po fshihen listat e anëtarësisë.

Sipas saj, Basha po ushtron presion mbi strukturat. Ajo deklaroi në  “Dita Jonë” se deputetët nuk i kanë shoqëruar kandidatët e tjerë në takime, ndërsa shton se edhe kryetarët e degëve i kanë bojkotuar mbledhjet.

Harxhi tregoi se kreu i degës së PD-së, në Kavajë nuk i hapte telefonin për 4 ditë, duke theksuar që ai ndikoi edhe te Kryesia. Një tjetër rast që ajo tregoi, është mesazhi që ka marrë se një deputet i Gjirokastrës ka kërkuar në mbledhjen e Kryesisë që të votohet Basha.

“Nëse kjo garë do të ishte e lirë Basha nuk do të ishte më kryetar i partisë. Nuk besoj që do të ketë futje duarsh në kuti, dyshoj se ka cic-mice të vogla, listat hapen sot në orën 10:00. Fshihen listat.

Deputetë  e PD nuk na kanë shoqëruar në këto takime. Unë kam pasur vetëm 6 deputetë. Edhe kryetari i degës nuk ka ardhur në takim ose kanë bojkotuar takimin, kanë shkuar pa përjashtim të gjithë te zoti Basha. Ka pasur deputetë që kanë dalë publikisht për t’i dhënë mbështetje Bashës kanë deklaruar se mbështesin Bashën, por ata nuk janë deputetë të Bashës, por të PD.

Kreu i degës së PD në Kavajë nuk më hapte telefonin për 4 ditë dhe ndikoi te kryesia që të mos vinte në takim. Mbrëmë në Gjirokastër kam marrë një mesazh që deputeti i zonës ka kërkuar në mbledhje kryesie që të votohet zoti Basha”, tha Harxhi.

Të fundit