Flash News

Ditari i Opozitës

Harxhi: Pa u larguar Rama nga pushteti, është e kotë të hyjmë në zgjedhje përsëri

Harxhi: Pa u larguar Rama nga pushteti, është e kotë të

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka folur për situatën shqetësuese të politikës në Shqipëri. E ftuar në emisionin “KAFE SHQETO” në “Syri TV” , ajo u shpreh se kjo situatë nuk ndryshon pa u larguar nga pushteti Rama pasi është fajtori i shkatërrimit të shtetit demokratik në Shqipëri.

"Në qoftëse kjo situatë nuk ndryshon me largimin Ramës nga pushteti është e kotë që të futemi në një palë zgjedhje të tjera të cilat do të përfundojnë po njësoj. Shqipëria nuk mund të demokratizohet brenda 2 viteve nga i njëjti pushtet dhe njeri që e ka demokratizuar. Mendoj se ka një elektorat gri që duhet ti përqasemi ndryshe dhe duhet të hapim që të afrojmë këto qytetarë që nuk janë të përfshirë.", u shpreh Harxhi.

Të fundit