Flash News
Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 16 të arrestuar! Sekuestrohen 55 armë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
Harxhi për fitoren e Trump: Do riorganizojë FBI-në, Departamentin e Drejtësisë, CIA-n dhe DASH
Ish-zëvendësministrja e Jashtme, Edith Harxhi, ka folur për zhvillimet politike në ShBA, pas zgjedhjes së Donald Trump si presidenti i 47-të i Amerikës.
Sipas Harxhit, në lidhje me zhvillimet e drejtësisë ndaj Trump, u shpreh se do të shtohen zërat që drejtësia amerikane të mos përdoret kundër kundërshtarëve politikë.
Harxhi e ftuar në TASK FORCE në SYRI TV, theksoi se Trump ka premtuar publikisht në fushatë, një riorganizim të FBI-së, të Departamentit të Drejtësisë, të CIA-s dhe të DASH.
Harxhi: Thirrja që bën Bill Barr shihet në dy mënyra, e para është një zyrtar republikan i cili tani po i afrohet trenit të fitores dhe e dyta si ish-prokuror ka një përgjegjësi për situatën e krijuar me drejtësinë amerikane ku është përdorur drejtësia kundër kundërshtarit politik.
Përdorja e drejtësisë për kundërshtarin politik ne e kemi të provuar në vendin tonë.
Bill Barr e bën këtë thirrje dhe do t’i bashkohen edhe emra të tjerë.
Do rriten zërat ndaj drejtësisë amerikanë që të mos përdoret kundër kundërshtarëve politikë.
Ajo që mund të ndodhi është se ajo që Trump ka premtuar publikisht në fushatë, një riorganizim të FBI-së, të Departamentit të Drejtësisë, të CIA-s dhe të DASH.
Shteti i fshehur ka çuar tentakulat në të gjitha departamentet në Uashington dhe Trump është i detyruar të merret me këtë çështje. Skuadra e tranzicionit të pushtetit është gati.