Flash News

Ditari i Opozitës

Harxhi: Rama mendoi të bëhej President, Bardhi e Alibeaj po i shërbejnë si ministra

Harxhi: Rama mendoi të bëhej President, Bardhi e Alibeaj po i

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Edith Harxhi, u shpreh se Edi Rama ka menduar të marrë postin e Presidentit, por nuk i kanë dalë llogaritë ashtu sikurse ka dëshiruar.

E ftuar në A2 CNN, Harxhi tha se me sulmet e vazhduehsme që Enkelejd ALibeaj dhe Gazment Bardhi po i drejtojnë PD-së, tregojnë se janë kthyer në ministra të qeverisë Rama.

“Rithemelimi e kishte parashikuar këtë situatë për presidentin. Ne e dinim se gjithçka do të vinte në një pikë ku pala tjetër do të talleshin me disa nga anëtarët e PD. Mendoj se Alibeaj, Bardhi dhe disa të tjerë janë kthyer në vegla të Ballës, të Ramës, nuk po reshtin së abuzuari në emër të PD-së, duke u nxitur nga marrëveshje personale apo nga marrëveshje që Basha mund të kishte bërë edhe më parë. Këta kanë mision, ai është i qartë. Në njëfarë mënyre, ata shërbejnë si ministra të Edi Ramës. Unë e quaj teatër politik të gjithë këtë skenë që po luhet tashmë me presidentin e Republikës”, u shpreh Harxhi.

Të fundit