Flash News

Ditari i Opozitës

Harxhi: Rama në Athinë si Millosheviçi në Fushë-Kosovë në 1989-n!

Harxhi: Rama në Athinë si Millosheviçi në

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi e krahasoi takimin e kryeministrit Edi Rama në Athinë, me atë të Millosheviçit në Fushë Kosovë në 1989.

Sipas Harxhit, e cila foli në protestën e demokratëve poshtë banesës së Sali Berishës se dhunuesi më i madh i votës së diasporës deri sot e ka emrin Edi Rama dhe nëse diaspora nuk voton në zgjedhjet e 2025 ndaluesi i saj është po Edi Rama.

Harxhi: I nderuar lideri Sali Berisha që për 130 ditë sfidon regjimin më të egër në Europë.

Sot kemi parë atë ngjarje shumë të çuditshme që socialistët e quajtën historike.


Dhe ai takim diabolik i organizuar nga një njeri probleme serioze të shëndetit mendor dhe i papërgjeshëm për fatet e shqiptarëve. Fjalimin e kryeministrit në Athinë.

Shkoi në Athinë për ti folur diasporës shqiptare por kishte marrë me vete shpurrën e madhe për më shumë se 2 mijë përfaqësues të administratës shqiptare.

Kjo është bërë e gjitha në emër jo të shtetit shqiptar por në emër të PS pasi ai atje sot nuk ishte si kryeministër i Shqipërisë por si kryetar i PS që shumë shpejtë do të rrëzohet nga pushteti.

Ai sot iu drejtua si Millosheviçi në Fushë Kosovë në 1989 dhe besoj se kjo shënon dhe fundin e Edi Ramës në pushtet.

 

 

Të fundit