
Flash News
Përfundojnë pas më shumë se 3 orësh bisedimet mes Turqisë dhe Greqisë
Zgjedhjet/ Misioni i ODIHR mbërrin në Shqipëri, zbardhet axhenda
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan për shkak të motit të keq, ARRSH thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes
Vritet një 32-vjeçar në Durrës breshëri kallashnikovi, detajet e para
"Harxhoi 100 mijë euro në udhëtime me helikopter", PD: Sot dorëzojmë kallëzimin penal për Xhaçkën

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, ka vijuar akuzat ndaj Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, për kryerjen e 22 udhëtimeve me helikopter për takime elektorale.
Në një intervistë për News 24, Vokshi është shprehur se Xhaçka ka udhëtuar kaq shpesh me helikopterin e FA nga Tirana në Dibër, sa ka harxhuar 100 mijë euro nga buxheti i shtetit. Madje sipas ish-deputetes, në PD kanë ardhur edhe disa denoncime rreth kësaj çështje.
“Pranë PD-së kanë ardhur një sërë denoncimesh, se ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka keqpërdoron helikopterin e Forcave të Armatosura. Ajo ka udhëtuar disa herë drejt Dibrës, duke qenë e deleguar në këtë qark. Ka 2 javë që kemi denoncuar rastin. Kemi treguar edhe video, ku ka data kur Xhaçka ka shkuar në Dibër në takime elektorale të PS.
Për helikopterin ka rregulla strikte. Janë bërë 22 udhëtime kohët e fundit nga Xhaçka, të gjitha për arsye elektorale. Ne kemi treguar të gjitha detajet, datat, orët, nisja dhe mbërritja. Një udhëtim me helikopter shkon deri 10 mijë euro dhe i bie të jetë keqpërdorim të fondeve publike”, tha Vokshi.
Sipas Vokshit, Xhaçka ka përdorur një aset të shtetit në mënyrë abuzive. Po ashtu, ish-deputetja deklaroi se PD ka bërë gati kallëzimin penal për ministren, në të cilin jepen me detaje edhe udhëtimet që janë kryer.
“As kryeministri nuk ka reaguar, as ministrat. Kjo sepse, kryeministri dhe njerëzit e tij zgjedhin qetësinë. Ministrja është nisur bashkë me stafin. Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë, madje tashmë duhet të sekuestronte të gjitha dokumentet, për të verifikuar uljet, ngritjet, kush ka qenë në bord, a lejohen këta persona të udhëtojnë në bord etj.
Kemi bërë gati kallëzimin penal për SPAK, janë disa vepra penale për të cilat kemi kallëzuar ministren Xhaçka. Shqipëria është në krizë të thellë, kurse Xhaçka abuzon në këtë mënyrë. Këta para mund të shkonin për tamponime, teksa tamponi në privat shkon në 100 euro. Një shoqja ime kishte 5 anëtarë familje me koronavirus dhe i bie të paguajë 500 euro. Në këto kushte, ndodhin të tilla abuzime”, deklaroi Vokshi.
Ditari politik





Të fundit

Çifti i parë të përputhur, Andi dhe Tea largohen nga programi
25 Janar 2021, 15:36
Fjoralba Ponari nuk do të jetë më pjesë e "E diell"
25 Janar 2021, 15:18

Meta: Të ulen tarifat në universitete për studentët, shqetësues largimi nga vendi
25 Janar 2021, 14:49
Arditit i del situata jashtë kontrollit në emision, hera e parë që i ndodh në 9 vite
25 Janar 2021, 14:36

BE pritet të shqyrtojë përgjigjen ndaj Rusisë për arrestimin e Navalnyt
25 Janar 2021, 14:22
BE kërkon përgjigje nga AstraZeneca për vonesat në shpërndarjen e vaksinave
25 Janar 2021, 14:14
Nuk respektuan masat anti-Covid, gjobiten me 14 mijë euro partitë politike
25 Janar 2021, 14:00
Përfundojnë pas më shumë se 3 orësh bisedimet mes Turqisë dhe Greqisë
25 Janar 2021, 13:55

Manastirliu: Vaksinat e para të Covax vijnë në shkurt
25 Janar 2021, 13:41

Shkarkohet Lampardi, Chelsea mbetet pa trajner
25 Janar 2021, 13:02

Tërhiqen banorët, arrihet marrëveshja për ndërtimin e spitalit të Fierit
25 Janar 2021, 12:43
FSHF shtyn sërish rinisjen e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, shkak reshjet e shiut
25 Janar 2021, 12:26


Gjendet një person i pajetë në një përrua në Devoll, dyshimet e para
25 Janar 2021, 12:08
Jeta përtej iluzionit të së vërtetës
25 Janar 2021, 12:02

