
Flash News
Paraqitet në SPAK Sali Berisha
Arrestohet në Vaun e Dejës një 28-vjeçar i kërkuar nga Spanja për trafik droge
Bardhi reagon pas shoqërimit të kandidatit të PD: Nuk intimidohemi nga bandat dhe shkelja brutale e ligjit
Policia shoqëron kandidatin e PD në Fier, Bardhi dhe Baçi shkojnë në komisariat
Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në Portin e Shëngjinit
“Hatërmbetjet” për listën e mbyllur dhe të hapur? Alimehmeti dhe Muçollari sfidojnë veten: Nuk i trembemi votës!
Në mbledhjet e Kryesisë së PD dhe të Këshillit Kombëtar, ditën e sotme (12 mars) do të finalizohet ekipi i përfaqësuesve të PD për zgjedhjet e 11 majit, ku përveç vëmendjes pritshmëritë do të jenë të larta.
Teksa “lufta” do të jetë për listat e hapura dhe të mbyllura, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti ka thënë se do të dëshironte të garonte në listë të hapur.
Në një intervistë për një media, Alimehmeti deklaroi se nuk i trembet votës.
Ai theksoi se Partia Demokratike duhet të prodhojë listën më të mirë për të fituar zgjedhjet e 11 majit, dhe jo duke e parë në nivel individual.
“Unë do doja një listë të hapur, nuk i trembem votës. Do doja listë të hapur për të gjithë, por u vendos ndryshe në korrik. Të prodhojmë listën më të mirë për të fituar zgjedhjet e 11 majit, dhe jo duke e parë në nivel individual. Përbërja totale e listës, primarja është brenda PD-së, renditja bëhet nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Por do doja që përfundimi të ishte një listë që të jetë e hartuar me personat që kanë fuqinë më të madhe për të sjellë fitore në 11 maj.”
Po i këtij qëndrimi është dhe anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari i cili në një postim në Facebook shkruan se ka zgjedhur të jetë në listën e hapur.
“Pse kam zgjedhur listën e hapur Sot, në mbledhjet e Kryesisë së PD dhe të Këshillit Kombëtar, do të finalizohet ekipi i përfaqësuesve të PD për zgjedhjet e 11 majit. Është vetëm një nga etapat, pasi Partia Demokratike është tashmë në këtë betejë kudo me njerëzit, strukturat e saj në çdo seksion, grupseksion e degë.
Ka vëmendje, ka pritshmëri dhe patjetër do të ketë edhe debate. Falë Zotit, PD e ka debatin pasuri të saj. Ditën që s'do të ketë debat, s'do të ketë më PD. Këtu jemi shumë ndryshe nga kundërshtarët tanë.
Unë vetë e kam bërë të ditur edhe më herët, madje këtë qëndrim ia kam komunikuar edhe Kryetarit të Partisë, përpara procesit të primareve, dhe i qëndroj këtij parimi: do të jem në listën e hapur. Ky është një moment jetik për vendin, për shoqërinë, për PD-në.
Më pas vjen në rëndësi karriera e secilit. Shqipëria ka nevojë për ndryshimin e qeverisë. Që ndryshimi të vijë, duhet luftuar për çdo votë. Për çdo votë luftohet vetëm në listën e hapur.”
Të dy këto figura pavarsisht se janë të reja, kanë ambicien dhe nuk i tremben votës së popullit, ndërkohë një reagim krejt ndryshe na vjen nga deputeti demokrat, Dashnor Sula.
Me anë të një reagimi në Facebook ai bën me dije se është njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit dhe kjo sipas tij, për arsyen e vetme se është ‘SKAPIST’, duke shfaqur hatermbetje.
Edhe pas përjashtimit nga listat, Sula shprehet qartë se ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë SPAK e GJKKO, pasi po i bëjnë një shërbim të madh këtij vendi duke futur në burg njerëz me pushtet.
“Sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme; sepse jam “SPAKIST”.
Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së.
Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë ti bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situatë", shkruan Sula.
Të fundit


Përtej gallatës dhe nofkave, çfarë ofron politika për ekonominë
5 Maj 2025, 08:52


Rikthehet shiu! Parashikimi i motit për sot
5 Maj 2025, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Maj 2025, 08:01

Makina përplas motorin në aksin Shkodër-Lezhë, plagosen dy adoleshentë
4 Maj 2025, 21:29


Foto/ Momenti kur policia tërheq me forcë kandidatin e PD në Fier
4 Maj 2025, 20:47



“Java e njishave”, Berisha shfaqet me plis në kokë nga takimi i Mirditës
4 Maj 2025, 19:31
“Te bufi fle një fat vigjilent...”/ Chris LaCivita thumbon hapur Ramën
4 Maj 2025, 19:09
UEFA gjobit Real Madridin
4 Maj 2025, 18:45


Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në Portin e Shëngjinit
4 Maj 2025, 17:32
Aksident i rëndë në Kroaci, 2 të vdekur dhe 31 të plagosur
4 Maj 2025, 17:17
Të dobishme gjatë verës, ja vitaminat që duhet të merrni
4 Maj 2025, 17:03


















Video/ Berishës i rezervojnë një pritje madhështore në Tropojë
4 Maj 2025, 11:27




Analiza për zgjedhjet e 11 majit: Fushata fasadë me pak esencë
4 Maj 2025, 09:43
Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur Eduart Çala
4 Maj 2025, 09:13
Përplasja me armë dje në Laç, ndërron jetë gjatë natës në spital i riu
4 Maj 2025, 08:54
Parashikimi i yjeve, 4 maj 2025
4 Maj 2025, 08:37

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
4 Maj 2025, 07:59


Rama batuta me Vangjel Tavon: Je xhentëlmen dhe qejfli
3 Maj 2025, 21:20

Vlora i rezervon një pritje madhështore, Sali Berishës
3 Maj 2025, 20:38






Noka takim në Tiranë: Votoni PD-ASHM, që të ripopullojmë Shqipërinë
3 Maj 2025, 18:31


Shembet masivi i mineralit në Klos, merr me vete një fadromë
3 Maj 2025, 17:37
Plagosja e 5 personave në Laç, gjendet arma e krimit
3 Maj 2025, 17:20

Dy nga të plagosurit në Laç në gjendje të rëndë
3 Maj 2025, 16:40
Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA, shtrohet në spital në Serbi
3 Maj 2025, 16:22



Detaje/ Të shtënat me armë në Laç, emrat e 5 të plagosurve
3 Maj 2025, 15:09

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagosen 4 persona
3 Maj 2025, 14:46
Gaztorë dhe gazetarë
3 Maj 2025, 14:31



DW: Qeveria gjermane kundërshton akuzën e Rubios për
3 Maj 2025, 13:14





Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në seancën e dhjetë
3 Maj 2025, 11:24

Vrau bashkëshorten në Shkodër, arrestohet turisti amerikan
3 Maj 2025, 10:35
Sarandë/ 48-vjeçari grabit dyqanin dhe tenton të përdhunojë shitësen
3 Maj 2025, 10:03
Shqiptari humb jetën në aksident me motor në Itali
3 Maj 2025, 09:51




Modeli ekonomik, Shqipëria kampione e Europës në ndërtim
3 Maj 2025, 08:49


Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Maj 2025, 08:07