Flash News

Ditari i Opozitës

HEC-et plot, por KESH blen energji, Bozdo: Kishin informacion për reshjet, kemi të bëjmë me korrupsion

HEC-et plot, por KESH blen energji, Bozdo: Kishin informacion për reshjet,

Ish-zv.ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Eno Bozdo thotë se KES e ka parashikuar që do të kishte reshje të shumta në vend dhe sërish ka blerë energji.

Duke folur në një lidhje live për Top Story në Top Channel, Bozdo tha se KESH mund t’i parashikojë jo për një javë, por për dy javë reshjet, ndaj sipas tij kemi të bëjmë me korrupsion.

“KESH-i i kishte të gjitha informacionet për të parashikuar intensitetin e reshjeve dhe vendndodhjen e reshjeve, ky ishte një tender që nuk duhet të ndodhte, ata kanë filluar shkarkimet në mënyrë të fshehtë, nga Komani, Vau i Dejës, edhe banorët nuk janë lajmëruar dhe dëmet i raportuat vetë. Shkarkimet janë për të ruajtur sigurinë e digave.

Duhej të fillohej energji me sa të kishte mundësi, nga Komani dhe Vau I Dejës. Energjia është tek tenderi, ose do pranohet që kanë vendosur kunguj, ose do e pranojnë se është korrupsion. Dihej që nga data 19 deri 23 do binte ajo sasi, në vend që të stoponin dhe të konsumonin, KESH mund t’i parashikojë jo për një javë, por për dy javë reshjet, këtu kemi të bëjmë me korrupsion, edhe aplikacioni im që kam në telefon tregonte që do bëhej nami me shi.

Ta fshehin të gjithë këtë,  fillojnë shkarkimet natën pa lajmëruar. Ose do thonë kemi vendosur ca kunguj që s’ia kanë idenë ose do pranojnë se ka korrupsion”, tha Bozdo.

Të fundit