Flash News

Ditari i Opozitës

Helidon Bushati prezantohet si drejtuesi politik i PD në Shkodër: Synojmë shtatë mandate në rang qarku

Helidon Bushati prezantohet si drejtuesi politik i PD në Shkodër:

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka prezantuar Helidon Bushatin si drejtuesin politik të PD.

Në një dalje për mediat, krah Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, Bushati tha se demokratët synojnë të marrin shtatë mandate deputetësh në qarkun Shkodër në zgjedhjet e 25 prillit.

Objektivat tona janë të arritshme. Mendojmë që ato të jenë minimalja, 7 deputetë në Shkodër është minimalja që kërkon PD”, tha Bushati, ndërsa Bardhi tha lidhur me drejtuesin e ri politik se ëhstë një nga administratorët më të mirë në PD.

Numri i drejtuesve politikë në PD bashkë me Enkelejd Alibeajn në Fier dhe Bujar Leskajn, i prezantuar më herët si drejtues i qarkut të Vlorës shkon në 3 deri tani. Në ditët në vijim pritet të zyrtarizohen edhe emrat e drejtuesve të 9 qarqeve të tjera të mbetura.

Kjo lëvizje shënon edhe ndezjen zyrtare të motorëve fushatës elektorale të demokratëve për zgjedhjet e 25 prillit. Këto vendime janë konsideruar si të vonuara nga aleatët e opozitës, pasi kundërshtari politik, partia socialiste i ka shpallur drejtuesit e qarqeve që në muajin shtator.

Të fundit