All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Helmimi masiv në Krujë/ Demokratët kërkojnë dorëheqjen e Artur Bushit: Dikush duhet të mbajë përgjegjësi

All - Paragraf - 1

Helmimi masiv në Krujë/ Demokratët kërkojnë

Partia Demokratike ka reaguar sërish për situatën e krijuar në Krujë nga helmimi masiv që dyshohet se ka ardhur për shkak të ujit. Deputetja e Krujës Merita Bakiu dhe nënkryetari Enkelejd Alibeaj kanë dhënë një prononcim për mediat nga oborri i Kuvendit.

All - Paragraf - 3

Bakiu kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë së Krujës Artur Bushi, ndërsa theksoi se nuk pati reagim të menjëhershëm nga shteti. Deputetja ka nënvizuar se spitali i Krujës nuk e ka infrastrukturën e duhur, duke shtuar se dikur duhet të mbajë përgjegjësi për këtë situatë.

"Jemi të shqetësuar përse shteti nuk ka reaguar fare. Është e tmerrshme që në një helmim kaq masiv një qeverisje të mos reagojë. Ka reaguar pas tre ditësh vetëm kur filluan mediat, presionet politike dhe problematikat e njerëzve.

Atëherë erdhi ministrja e Shëndetësisë dhe tha që ne e kemi situatën nën kontroll. Spitali nuk e ka infrastrukturën e duhur. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë pjesë. Unë jam këtu për të thënë që kryetari i bashkisë z.Artur Bushi duhet të japë dorëheqjen", tha Bakiu.

Ndërsa Alibeaj shtoi se kryeministri Edi Rama "lau duart" nga përgjegjësia, duke theksuar se ai e ka detyrim politik dhe ligjor si i pari i qeverisë.

"Së paku 1 mijë e 200 qytetarë të Krujës, vogëlushë, familjarë, të moshuar janë shtruar në ambiente spitalore, pa përmenduar pjesën tjetër që është në shtëpi. Dhe kërkohet përgjigje. Kush e ka shkaktuar. Pse? E patë dje në televizor, hoqi dorë. Tha kam pirë vetëm një gotë uji para ca kohësh dhe tani nuk dua t'ja di. Duke hequr përgjegjësinë që duhet të ketë i pari i qeverisë, që e ka detyrë politike dhe ligjore", u shpreh numri dy i demokratëve.

Të fundit