Flash News

Ditari i Opozitës

Heqja e fashës së energjisë, Tabaku: Rama u tërhoq nga presioni, ERE të mos jetë noter i qeverisë

Heqja e fashës së energjisë, Tabaku: Rama u tërhoq nga

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se fasha mbi 800 kWh nuk do të hyjë në fuqi më 1 tetor.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha në Abc News, se Rama u tërhoq për shkak të presionit publik. Tabaku shtoi se nuk është një arritje për qeverinë pasi fasha nuk do të hiqet plotësisht, por do të shtyhet data e futjes në fuqi.

Tabaku tha se ERE nuk duhet të kthehet në noterin e qeverisë.

“Duhet ta falenderojmë se nuk hyn në 1 tetor dhe hyn në 1 nëntor? I thash ERE-s mos jetë noter i qeverisë. Nuk është arritje e madhe. Ajo do të vazhdojë të jetë. Këtë fashë e kap e gjithë shtresa e mesme. Numri i familjeve që kalojnë fashën 800 këh shkon deri në 100 mijë. Në vetëm 40% energji marrim nga importi. 60% e prodhojmë këtu. Ndoshta prej presionit publik kryeministri u tërhoq. Do ishte barrë e madhe e jashtëzakonshme për shtresën e mesme. Që do të jetë nga 1 nëntor ndoshta.
500 mln euro kemi blerë energji elektrike në këto vite, kjo nuk duhej të ishte bërë. Këto para duhet të ishin shpenzuar në investime. Kemi vetëm një park fotovoltaik. Shqipërinë e ka bekuar Zoti me kaq shumë ditë me diell. Nëse do shfrytëzonim diellin dhe ujin nuk do të ishim këtu. Problemi është korrupsioni, keqmenaxhimi. Nuk ka asnjë investim dhe strategji për energjinë nga qeveria. Abuzimi me kompanitë po i transferohet konsumatorit”, tha Tabaku.

Të fundit