Flash News

Ditari i Opozitës

Hetimet nga SPAK, Meta reagon nga Jala: Nuk jam thirrur dhe nuk jam i interesuar, por drejtësisë nuk i shmangem

Hetimet nga SPAK, Meta reagon nga Jala: Nuk jam thirrur dhe nuk jam i

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi nga kampi veror i Jalës nisjen e hetimeve ndaj tij nga SPAK. 

Në një intervistë për Syri tv, Meta tha se nuk ka dijeni dhe se nuk është i interesuar për këto hetime.

Nuk e di çfarë hetojnë ata, le të hetojnë çfarë të duan, nuk kanë çfarë të hetojnë. Unë jam përballë jush dhe përballë regjimit të Ramoviç. Përpara një viti kishte një lidership të korruptuar të opozitës që përdorej nga Ramoviçi. Unë s’i jam shmangur asnjëherë drejtësisë, kjo ka qenë fuqia ime, jam përballur me drejtësinë.

Ka një thirrje për mua, do shkoj do t’u përgjigjem dhe do t’ju njoftoj për çfarë më kanë thirrur. As nuk jam thirrur dhe as nuk jam i interesuar", tha Meta. 
Ai shtoi se SPAK kontrollohet nga kryeministri Rama. 

“Tani ata duan të bëjnë lajme për Edi Ramën, le të bëjnë lajme për Edi Rama. Është mungesa e drejtësisë për shqiptarët, për ata qytetarë që janë aty, që u shkelën të drejtat e pronës dhe janë në një terror nga shteti i tyre. Prandaj një pjesë e mirë e shqiptarëve duan të ikin.

Kjo që kthejnë institucionet kundër një ish-presidenti, një ish-drejtuesi të opozitës, mendoni se çfarë bëjnë me njerëzit e tjerë, me pronat e tyre. Jam këtu në Jalë dhe ka shumë qytetarë që më tregojnë se si po ua grabisin pronat. Tani ka ardhur momenti që përveç referendumit, ndoshta për çështjen e drejtësisë duhet ta bëjmë si në Amerikë që prokurorët t’i zgjedhim nga populli, se nuk ka si të hetojë SPAK-u se kur e dinë të gjithë prokurorët që Edi Rama ka përgjegjësinë kryesore për inceneratorët, këta nuk kanë si të merren me Agaçin. Paguhen trefishi i presidentit”, u shpreh Ilir Meta

 

 

 

 

Të fundit