Flash News

Ditari i Opozitës

Hetimet për inceneratorin, Malltezi: Kush kaloi 9 procedura me 17 firma brenda ditës?

Hetimet për inceneratorin, Malltezi: Kush kaloi 9 procedura me 17 firma

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka akuzuar prokurorët që kanë 5 vite që hetojnë për skandalin e inceneratorit të Tiranës.

Në një postim në Facebook, Malltezi kërkon shpjegime duke shtruar disa pyetje mbi procedurën, si edhe për 9 procedura që u kaluan me 17 firma brenda një dite.

“5 vite që hetohet për inceneratorët ende nuk ka asnjë përgjigje se ku shkuan paratë? Kush kaloi 9 procedura me 17 firma brenda ditës? Kush i dha 8 pikë bonus kompanisë që nuk ekzistonte? Kush futi nenin pamundësi ndërprerje kontrate?”, shkruan Malltezi.

Të fundit