Flash News

Ditari i Opozitës

Hetimi i investimeve strategjike, Sula flet me emra: Këta janë dy deputetët e opozitës që tërhoqën firmat

Hetimi i investimeve strategjike, Sula flet me emra: Këta janë dy

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka bërë të ditur se cilët ishin dy deputetët e opozitës që tërhoqën firmat nga kërkesa për hetimin e investimeve strategjike.

I ftuar në Euronews Albania, Sula thotë se një kërkesë e tillë i ishte bërë edhe atij vetë.

“Tërhoqi Agron Dukën dhe Melisa Dodën që të binte numri 35. Futëm dy të tjerë ne, por thanë që duhet të merren sërish firmat”, tha Sula.

Sipas tij, thotë se mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për hetimin e investimeve strategjike duke përdorur manovra politike.

“Pse ka frikë mazhoranca që të ngrihet komision hetimor për investimet strategjike?”, tha Sula.

 

Të fundit