Flash News

Ditari i Opozitës

Hetimi i pasurisë nga SPAK, Kraja: Flitet se 230 mijë euro janë gjetur në zyrën e Ajola Xoxës

Hetimi i pasurisë nga SPAK, Kraja: Flitet se 230 mijë euro janë

Drejtori i Kabinetit të kryetarit të PD, Akil Kraja ka deklaruar se dosja 'Veliaj' ka një skenar të ngjashëm me 5D. 

I ftuar në Syri TV, Kraja është shprehur se, Bashkia e Tiranës po drejtohet nga njerëz që e kanë kthyer bashkinë në një vend vjedhjesh, abuzimi, imoraliteti dhe vjedhjesh të paligjshme financiare.

Ai shtoi se flitet për rreth 230 mijë euro të gjetura në zyrën e Ajola Xoxës 'Harabel'. 

 Akil Kraja: Nëse e mbani mend ka një përshkallëzim por në rënie këtë radhë, para disa muajsh kur drejtorët e 5D Veliaj i dha një monolog video, nëse bashkimin sigurisht pse jo dhe sekuestrimin, nëse vjedhjet dhe abuzimet janë të tilla, meriton dhe një dorëhejqe imediate. Ky kryeqytet nuk mund të mbajë në supe një kryetarë i cili është i akuzuar me dokumenta publike.

Nëse qëndrojmë tek cështje e parave të thata flitet për rreth 230 mijë euro të gjetura në zyrën e Arjola Xoxës. Kjo ka rëndësi sepse kompani, organizata jofitimprurëse, ka organizuar një ekspozitë arti modern në lancimin e Sharrës, ku inceneratorët kanë sponsorizuar vepra artisike moderne per tu ekzpozuar në landfillin e Sharrës.

Pra  paratë publike, taksat e pastrimit që paguhen nga qytetarët shkojnë në inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe shkojnë për shoqatën ‘Harabel’. Përflitet gjithashtu se zyrat dhe mjediset e kësaj qendre mesa duket kanë qenë të ofruara në një kontrat qëradhënje, pronari i së cilës ka qenë përfitues i tenderave të bashkisë.

Ja pra ku dolën dy linja të ofruara publikut si një dëshmi e radhes se një bashkie e cila është në një situatë turpi, abuzimi, imoraliteti, vjedhjes të papranueshme te paligjshmërie financiare.

Duhet të flasim politikisht, për qytetarët e Tiranës, për një bashki që ka shkuar 330 milionë euro pa transferta, 1 milion euro dita që Erion Veliaj drejton ndërkohë që familjarët e tij drejtorët e tij dhe bisneset e tij xhirojnë miliona euro që merren në bazë të fakteve.

Të fundit