Flash News

Ditari i Opozitës

Hetimi i SPAK për Metën, Balliu: E urdhëroi Rama për të hequr vëmendjen nga inceneratorët

Hetimi i SPAK për Metën, Balliu: E urdhëroi Rama për të

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, e ka cilësuar nisjen e hetimeve për Ilir Metën si një porosi të Edi Ramës, për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Balliu tha se kryeministri i dha urdhër SPAK-ut të mos hetojë ministrat e qeverisë, por kundërshtarët e Ramës. Balliu, teksa solli shembullin e inceneratorëve, ngriti pyetjen “Pse nuk e merr nën hetim SPAK Erion Veliajn?”.

“Rama i drejtoi një urdhër të qartë SPAK-ut; mos heto ministrat  e mi po kundërshtarët e mi. E dyta është zhvendosja e vëmendjes nga gjërat më të rëndësishme siç janë inceneratorët. Mafia e inceneratorëve po ndërton pallate në Tiranë për të cilat prishen shtëpitë e njerëzve të thjeshtë. Shqiptarët paguajnë çdo ditë 80 mijë euro në ditë për inceneratorët që nuk ekzistojnë. Pse nuk e merr nën hetim SPAK Erion Veliajn”, u shpreh Balliu.

 

Të fundit