Flash News

Ditari i Opozitës

"Hetimi ndaj Ballukut i vonuar"/ Vokshi: Opozita i ka denoncuar prej vitesh aferat

"Hetimi ndaj Ballukut i vonuar"/ Vokshi: Opozita i ka denoncuar prej

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka komentuar marrjen nën hetim nga SPAK të zv/ministres Belinda Balluku. 

E ftuar në Syri TV, Vokshi është shprehur se hetimi ndaj Ballukut është vonuar pasi opozita i ka denoncuar prej vitesh aferat e ministres. 

Sipas saj, SPAK ka vepruar me standarde të dyfishta dhe duhej të kishte kaluar prej kohësh nga hetimi te akuzat ndaj Ballukut.

Deklarata e Vokshit

Hetimi ndaj Ballukut është shumë i vonuar, nëse do të ndodhë, shumë i vonuar. Unë nuk e di, pasi i kanë thënë që të vijë të hënën, mund ta kishin marrë siç kanë marrë edhe personat e tjerë, gjithsesi mbetet për t’u parë.

Zonja Balluku është denoncuar nga ana e Partisë Demokratike prej vitesh tashmë dhe është përfshirë në disa prej skandaleve më të mëdha të denoncuara nga opozita, me kosto shumë të madhe në buxhetin e shtetit, por jo vetëm.

Pra, nëse do të ndodhë, është një hap që SPAK nuk kishte pse të priste kaq shumë vite. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëhet më tej, në çfarë cilësie po thirret Balluku, pra është një person nën hetim, është një person në dijeni të një çështjeje që është duke u hetuar, pra mbetet gjithçka për t’u parë.

Kjo nuk çbën në asnjë rast atë që ne kemi thënë më parë, që SPAK ka vepruar me shumë standarde. Belinda Balluku prej vitesh nuk duhet të ishte nën hetim tashmë, por duhet të ishte nën akuzë, person nën akuzë dhe person që duhet të ishte ndëshkuar. Pandëshkueshmëria bëri jo vetëm që ajo të ishte numri dy në qeverinë e mëparshme apo në këtë qeveri, pra duket që Rama ka pasur një tentativë për ta mbrojtur Belinda Ballukun dhe vazhdon ta mbrojë Belinda Ballukun.

Nëse SPAK do të kishte reaguar më parë, atëherë nuk do të kishte ndodhur masakra elektorale që ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit të 11 majit. Ne kemi dëshmi, kemi fakte nga Fieri, përveç atyre që janë depozituar, denoncuar nga kryetari i grupit parlamentar, por edhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun Fier, me prova konkrete për masakrën elektorale dhe krimet e shumta elektorale të Belinda Ballukut, por kemi edhe prova të tjera të cilat ne i kemi bërë me dije.

Zoti Berisha, një pjesë prej tyre i ka denoncuar edhe publikisht në konferencat e shtypit për sistemin monstruoz të ngritur nga Belinda Balluku në Fier.
Belinda Balluku është zhytur në krim elektoral, Belinda Balluku është e zhytur në korrupsion. Jo më kot zoti Berisha i ka vënë një emër tjetër që unë gjykoj se ajo e meriton — Lubi Balluku — sepse ajo ashtu ka vepruar, nuk kanë pasur limite.

Ajo, pas Edi Ramës, është një prej firmosëseve dhe miratueseve të disa prej skandaleve më të mëdha, qoftë inceneratorët, qoftë Tigri 1, Tigri 2, Tigri 3 etj., plus të gjitha tenderat e rrugëve të florinjta që kanë kushtuar 10-fish më shumë sesa kushtojnë në vendet e tjera të Bashkimit Europian, dhe kështu me radhë. Lista është shumë e gjatë e Belinda Ballukut.

Është një thirrje shumë e vonuar e SPAK, që nuk çbën mosveprimin e deritanishëm.

Të fundit