Flash News

Ditari i Opozitës

Hetimi për 25 Prillin, Alibeaj paralajmëron kallëzim në SPAK: Asnjë institucion nuk përgjigjet

Hetimi për 25 Prillin, Alibeaj paralajmëron kallëzim në

Mbledhja e Komisionit Hetimor për 25 Prillin ka nisur me akuza nga deputetët e opozitës. Ishte kreu i komisionit Enkelejd Alibeaj i cili tha se pavarësisht kërkesave që iu ka dërguar institucioneve, ende nuk ka asnjë përgjigje nga ana e tyre.

“61 kërkesa drejtuar bashkive, së bashku dhe me 11 kërkesa drejtuar bashkive të tjera që u kemi kërkuar informacion, kërkesat drejtuar SPAK, drejtorisë së Policisë së Shtetit, 12 kërkesa drejtuar inspektoriateve, Kadastrës, 12 ministrive, kërkesa drejtuar gjendjes civile, 4 kërkesa drejtuar OSHE, KESH, Posta Shqiptare dhe SHISH, fatkeqësisht konstatoj se nuk ka kthyer dhe nuk ka denjuar askush që të kthejë asnjë përgjigje”, tha Alibeaj.

Në këto kushte, deputeti demokrat paralajmëroi kallëzim penal në SPAK, për shpërdorim detyre për seci8lin nga drejtuesit e institucioneve ndaj të cilëve janë drejtuar kërkesat.

“Fakt se mos respektimit të urdhërimit të këtij komisioni për të hetuar. Jam i detyruar sigurisht të ribëj një njoftim për secilin institucion. Bashkë me të për ti paralajmëruar kallëzim penal për shpërdorim detyrë për secilin prej drejtuesve të secilit prej këtyre institucioneve. Nga i pari tek i fundit. Kjo është rrugë ligjore. Që do rivendosur në vend autoriteti”, shtoi Alibeaj.

Të fundit