Flash News

Ditari i Opozitës

Hetoi luftëtarët e UÇK-së? Sqaron Basha: Shpifje! Isha pjesë e hetimit që provoi Miloseviçin si kriminel lufte  

Hetoi luftëtarët e UÇK-së? Sqaron Basha: Shpifje! Isha

Kreu i PD, Lulzim Basha e cilëson shpifje akuzën e qarkulluar prej ditësh se ka qenë pjesë e një hetimi për luftëtarët e UÇK.

I ftuar në ‘Real Story’, Basha thotë se ka qenë pjesë e skuadrës së Tribunalit të Hagës për hetimin e Millosheviç si kriminel lufte  dhe gjenocid.

”Është një shpifje e plotë gjithçka është thënë në adresën time, kurrë s’kam qenë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj UçK. Isha pjesë e skuadrës së Tribunalit të Hagës për hetimin e Millosheviç, dhe jam krenar për këtë.

Skuadrat ishin të ndara. Skuadra që hetonte krimet e serbëve s’mund të hetonte dhe shqiptarët.

Nuk kam bashkëpunuar prokurorin që po thoni, ka qenë antropologu i misionit ndërkombëtar në Kosovë. Për rolin tim në UNMIk ka konsistuar në 3 detyra, për 6 muaj në hetimin e krimeve të serbëve, në spastrimin etnik të Mitrovicës së Veriut. Jemi rrethuar në Gjykatë nga Rojet e Urës, paramilitarë serbë. Kam punuar për 1 vite, si person përgjegjës në një nga pesë zonat nën KFOR. Dhe e fundit, përgatitja e tranzicionit të pushtetit, nga OKB tek autoritetet e Kosovës. Themelimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.

Gënjeshtër e fabrikuar trashë. Edi Rama në vend që të merrej me thashetheme, të shihte që UNMIK nuk ka juridiksion në Shqipëri. Njëherë thonë që Basha ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, tani thonë që ka qenë zv/kryeministri i Maqedonisë.

Ky është një riciklim, e kam thënë në 2005. Pse e kam thënë. Para zgjedhjeve të 2005, dhe para zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Sot duhet ta nisnim e vazhdonim me diçka që po shqetëson aktualisht shqiptarët. Kjo është një goditje kundër interesave të Kosovës. ”

 

 

Të fundit