Flash News

Ditari i Opozitës

“Hetuan Olsi Ramën”, Bardhi: Dy prokurorët e dosjes Xibraka morën poste me firmën e kryeministrit

“Hetuan Olsi Ramën”, Bardhi: Dy prokurorët e dosjes

Kryetar i grupit Parlamentar të PD Gazmend Bardhi deklaroi se dy prokurorët që kanë hetuar dosjen Xibraka janë promovuar nga kryeministri Rama.

I ftuar në Opinion, ai tha se prokurorët e çështjes së Xibrakës që e kanë mbuluar rolin e Olsi Ramës kanë qenë Olsian Çela dhe Edvin Kondili.

Prokurorët e dosjes së Xibrakës që kishin për detyrë të hetonin këtë personin 45-vjeçar, njëri me votë të Edi Ramës është bërë Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe prokurori tjetër është mbështetur në një garë ku Rama hyri në luftë me Ambasadën e SHBA-së për ta bërë të drejtor të SPAK. E vërtëeta është që të gjithë përfaqësuesit që ndodheshin atje me votë të Edi Ramës, votuan për Edvin Kondilin”, tha Bardhi.

 

Të fundit