Flash News


Ditari i Opozitës

“Hidhet asfalt elektoral për të thënë se punohet”, Meta: Edhe rrugët në Paris do bëheshin me 1.4 mld euro në një mandat

“Hidhet asfalt elektoral për të thënë se

Ilir Meta pati një takim me gratë në zonën e Freskut, në kryeqytet ku u shpreh se data 14 maj që janë zgjedhjet lokale, është ditë e rëndësishme sepse do të rikthehet llogaridhënia.

Kryetari i Partisë së Lirisë tha se ka filluar të hidhet asfalt elektoral, për të krijuar përshtypjen se po punohet dhe se me 1.4 miliardë euro në një mandat do të ishin rregulluar dhe rrugët e Parisit, jo më ato të Freskut apo zonave të tjera.

“Mos harrojmë se 350 mln euro është buxheti në vit i bashkisë së Tiranës, meqë jetojmë në bashkinë e Tiranës. 1.4 mld euro në një mandat, në 4 vjet. Edhe rrugët e Parisit mund të ishin bërë, jo më rrugët e Freskut apo Qesarakes. Hidhet asfalt elektoral thjesht për të krijuar idenë se po bëhet punë."

"Kur bie një shi, ju e dini që s’ka as kanalizime asgjë. Boll me këto mashtrime, boll me shpërdorimin e taksave të qytetarëve. 14 maji është ditë e rëndësishme sepse do të kthehet llogaridhënia në Tiranë dhe kudo në gjithë Shqipërinë. Gratë do të jenë garantë që kjo llogaridhënie të bëjë të mundur që fondet publike të shkojnë për interesin tuaj, për më shumë shkolla, kopshte etj. Do bëjmë politika model në mbështetje të nënave dhe fëmijëve”, tha Meta.

 

Të fundit