Flash News

Ditari i Opozitës

“Hidrovoret s’ishin në punë”, Meta: Fondi për emergjencat sa një ditë pagese për inceneratorin e Tiranës

“Hidrovoret s’ishin në punë”, Meta: Fondi për

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se përmbytjet në Shkodër janë përgjegjësi e shtetit. Ai tha se hidrovoret s’kanë qenë në punë për mungesë të energjisë, ndërsa shtoi se bashkia nuk u njoftua sikurse e parashikon ligji.

Sipas Metës, dëmi shkon në miliona euro. Në një konferencë për mediat, ai theksoi se fondit i emergjencave për veriun është vetëm 80 mijë euro në vit, sa një ditë në inceneratorin e Tiranës.

“Përmbytja ishte ngjarje e paralajmëruar. Tashmë 1685 ha në bashkinë e Shkodrës të përmbytura, qindra e mijëra shtëpi të rrethuara nga uji, shumë familje të bllokuara, ndërkohë që bashkia e Shkodrës dhe autoritetet vendore nuk u lajmëruan sipas ligjit.

Në Shkodër hidrovoret s’kanë qenë në punë për mungesë të energjisë. Në Lezhë 1300 ha të përmbytura. Kjo situatë kritike është dhe në Fushë-Krujë, 150 Ha në Mullqinë dhe Mallkuç.

Natyrisht nuk mund të ngelej jashtë përmbytjeve dhe Durrësi, me zonën e ish-Kënetës dhe qendra e betonizuar e këtij qyteti, te Veliera. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe kur fondi vjetor i Bordit të Kullimit për Shkodrën, Kukësin dhe Lezhën është 80 mln euro në vit. Është aq sa vjedh vetëm për një ditë inceneratori i Tiranës, që nuk ekziston. Dëmet llogariten në qindra miliona euro”, tha Meta.

 

Të fundit