Flash News

Ditari i Opozitës

Himçi me shqiptarët e Brescia: Nëse s’regjistroheni do të humbni shansin për të rrëzuar klikën që ka ndërtuar Rama

Himçi me shqiptarët e Brescia: Nëse s’regjistroheni do

Kryetari i PD Elbasan, Bledi Himçi foli nga takimi me bashkëatdhetarët shqiptarë në Brescia të Italisë.

Himçi u ka bërë thirrje të kontribuojnë në rrëzimin e klikës së Ramës në pushtet, që nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka përzënë shqiptarët nga vendi.

Himçi tha se është shpresëplotë që PD do të bëjë ndryshimin e shumëpritur, falë votës së emigrantëve.

"Ky takim më bën entuiziast për 11 majin. Puna juaj do e çojë PD në fitoren e sigurtë më 11 maj. S’ka qenë e lehtë, Rama e shpopulloi Shqipërinë. Vendimarrja s’ka qenë e lehtë për ju, sot jemi në një situatë krejt ndryshe, jemi në një situatë ku ju jeni misionarët e angazhimit maksimal për të ftuar miqtë, shokët, të afërm për të qenë pjesë e regjistrimit më 11 maj.

Nëse s’regjistroheni do të humbni shansin për të rrëzuar klikën që ka ndërtuar Rama. Është një mision për ju, duhet ta tregoni veten patriotë që duhet të marrë përsipër jo vetëm familjen e tij por edhe fatine  Shqipërisë. Ky mision ëhstë hyjnor për Shqipërinë e jo vetëm për PD. Jam i sigurtë që këtë lajm do ta përcillni përtej kësaj sallë, Brescias e Italisë. PD do të shkojë drejt fitores së sigurtë", tha Himçi.

Të fundit