Flash News

Ditari i Opozitës

Himçi publikon “Foton e Ditës” nga Elbasani, vajza surprizohet nga takimi me Berishën

Himçi publikon “Foton e Ditës” nga Elbasani, vajza

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledi Himçi, ka ndarë në rrjetet sociale një moment të veçantë nga vizita e kryedemokratit Sali Berisha në Elbasan, gjatë festimeve të Dita e Verës.

Në postimin e tij në Facebook, Himçi ka publikuar atë që e ka cilësuar si “Foto e Ditës”, ku shfaqet një vajzë e vogël e surprizuar teksa takon nga afër Berishën dhe realizon një fotografi me të.

Sipas deputetit demokrat, momenti i kapur në foto pasqyron emocionin e një çasti të papritur gjatë festës.

“Foto e Ditës – Elbasan, Dita e Verës

Një vajzë e vogël, e surprizuar nga momenti i veçantë që i solli festa: një foto pranë doktor Berishës. Një kujtim i papritur që e bën Ditën e Verës edhe më të paharrueshme”, shkruan Himçi.

Të fundit