Flash News

Ditari i Opozitës

Himçi: Të protestojmë çdo ditë pranë kryeministrisë, deri në rrëzimin e narko-shtetit

Himçi: Të protestojmë çdo ditë pranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot në Elbasan gjatë rrugës për në ‘Foltoren’ e Korçës. Gjatë ndalesës, ai zhvilloi një takim me strukturat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në Elbasan, në kuadër të festave të fundvitit.

Deputeti i PD-së Bledi Himçi bëri thirrje për rezistencë dhe sinjalizuar në përshkallëzim të aksionit opozitar që në ditët e para të janarit.

Himçi tha se mobilizimi do të vazhdojë pa ndërprerje “deri në rrëzimin e narko-shtetit të krijuar nga Edi Rama”

"Kemi rezistuar edhe ndaj presionit të bandave. Dhjetori për ne është i çmuar. Është i çmuar sepse është themelimi i Partisë Demokratike, ka qenë gjithmonë mbarësi për Partinë Demokratike dhe ngjarjet e fundit sigurisht që sjellin një tjetër zhvillim dhe tjetër shpresë për neve. Dhe sigurisht, Edi Rama është në ditët e veta më të këqija. Unë do ju kërkoja që të gjithë bashkë, ashtu siç kemi qenë në rezistencë të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve, të protestojmë çdo ditë pranë kryeministrisë, në ditët e para të janarit, deri në rrëzimin e narko-shtetit të krijuar nga Edi Rama.

Unë falënderoj doktorin, praninë e tij sot, për nderimin që na bëri. Jam shumë i lumtur. Eshtë shpresa e vetme për të gjithë shqiptarët dhe për ta ndryshuar Shqipërinë", 
tha Himçi. 

 

Të fundit